Ambasadori i SHBA-së në Greqi: përkrahim përparimin në zgjidhjen e çështjes së emrit

Si shtyllë e stabiliteti të rajonit, rrugëve tregtare dhe kulturore, dhe për rritjen e udhëkryqit energjetik, Greqia ka një rol strategjik të rëndësishëm në përparimin dhe sigurimin e tërë rajonit. Kështu ka vlerësuar ambasadori i SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajet në fjalimin e tij në “Forumin për bashkëpunim i Ballkanit dhe Detit të Zi”, që u mbajt dje në Athinë të Greqisë, njofton Portalb.mk.

Siç raporton agjencia e lajmeve ANA – MPA, ambasadori ka përshëndetur edhe përparimin e arritur në negociatat për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi.

“Greqia dhe SHBA ndajnë një vizion të fuqishëm, për thellim të integrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe evroatlantike, dhe në këtë drejtim, fuqishëm përkrahim dhe përshëndesim progresin e fundit, për çështjen e emrit, në të cilin është çelësi për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe globale ndërmjet Greqisë dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Pajet.

Nga ana tjetër, për procesin e çështjes së emrit, për të cilin u paralajmërua bisedë telefonike mes kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras dhe atij të Maqedonisë, Zoran Zaev, ky i fundit sot ka deklaruar se ende nuk dihet se kur do të ndodh e njëjtat. Madje disa burime qeveritare greke thonë se procesi i çështjes së emrit Maqedoni – Greqi është ngadalësuar.

http://portalb.mk/529811-referendum-ne-vjeshte-zaev-nuk-e-zbulon-percaktuesin-per-emrin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button