Kosovë, shtyhet interpelanca ndaj Haradinajt

Është shtyrë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Kjo pasi kreu i ekzekutivit ka njoftuar Kuvendin se për këtë pikë ia ka deleguar kompetencat që të përgjigjet Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njofton Koha.net.

Mirëpo, deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, në emër të grupit parlamentar tha se nuk e mbajnë këtë interpelancë pa qenë kryeministri i pranishëm, meqë atë e kanë ftuar në interpelancë, e jo ministrin e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button