Emrat e 15 mjekëve ngjiten në “Murin e turpit”

Thuajse 15 mjekë të nivelit primar dhe sekundar janë përballur me shfuqizim të marrëveshjeve me Fondin për shëndetësi, ndërsa dhjetë institucione shëndetësore publike fituan dënim të lartë dhe sot gjenden në “Murin e turpit”.

Identiteti i mjekëve që gjenden në këtë listë, gjoja, sipas Fondit, nuk kanë punuar me ndërgjegje, gjegjësisht njëri ka hapur pushim mjeksor retrograd, kolegu i tij gjoja ka falsifikuar nënshkrimin e të siguruarve, ndërsa ka pasur edhe mjek që kanë abuzuar vulën, pastaj ordinancë e cila ka punuar pa motër medicinale ose mjek, persona të paautorizuar kanë dhënë shërbime mjekësore në institucionin mjekësor dhe ordinance nuk ka lejuar të bëhet kontroll.
Emrat e mjekëve dhe institucioneve shëndetësore publike për herë të parë publikisht janë publikuar në faqen e Fondit të shëndetësisë , ku të gjithë mund t’i hapin dhe lexojnë emrat e tyre.

Në kumtesën e FSSHM, e lëshuar deri te mediumet theksohet se me mjekët në mbrojtjen primare shëndetësore të cilëve u është shfuqizuar marrëveshja, pas një muaji me kërkesë të tyre tashmë u është firmosur marrëveshje e re dhe sërish punojnë si mjek të zgjedhur.
“Muri i turpit nuk ka për qëllim ofendimin, por t’i përkujtojë mjekët, meqë në pajtim me Ligjin për sigurim shëndetësornëse mjeku sërish e bën kundërvajtjen e njëjtë me shfuqizimin e dytë të marrëveshjes FSSHM më nuk lidh marrëveshje me atë institucion shëndetësor. Andaj është shumë me rëndësi që mjekët sërish të mos bëjnë kundërvajtje, theksohet në kumtesën.

Kur nga Fondi i shëndetësisë lajmëruan se mjekët do të vendosen në “Murin e turpit”, ata këtë vendim e pritën me reagime të ashpra duke e konsideruar se kjo është punë inkuizicioni e shekullit të 15-të. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button