Anketa: Gruevski dhe Osmani liderët me qëndrim më pozitiv tek qytetarët

Në anketën e fundit të realizuar nga agjencioni Rejting për nevojat e gazetës ditore në gjuhën maqedonase Fokus, në pyetjen se për cilin lider partie kanë qëndrim pozitiv, qytetarët janë shprehur se qëndrim më pozitiv kanë për liderin e VMRO-DPMNE –së Nikolla Gruevski dhe për atë ë RDK-së Rufi Osmani.

Në pyetjen se për cilin lider partie kanë qëndrim pozitiv, qytetarët janë shprehur se qëndrim më pozitiv kanë për Nikolla Gruevskin, 41.3 për qind, ndërsa qëndrim negativ për të kanë 55.9 për qind, i dyti radhitet Rufi Osmani me31.1 për qind qëndrim pozitiv dhe 49.2 për qind negativ, pastaj Cërvenkovski me 32.5 për qind pozitiv dhe 63.9 për qind mendim negativ, Ali Ahmeti me  25.2 për qind qëndrim pozitiv dhe 62.1 për qind negativ dhe Menduh Thaçi 16.9 për qind mendim pozitiv dhe 70.7 për qind negativ.

Tek opinioni shqiptar, sipas Rejting, mendim më pozitiv ka për liderin e RDK-së Rufi Osmani, Ahmeti me barazim ndërsa Thaçi ka dy herë më shumë mendim negativ se sa pozitiv, citon gazeta Fokus rezultatet e anketës.

Tek lideri i opozitës maqedonase Cërvenkovski ka një ngritje të lehtë të medimit pozitiv, ndërsa te Gruevski rënie prej 10 për qind, nga anketa e fundit e bërë gjashtë muaj më parë, shkruan Fokus.

Lajme të ngjashme

Back to top button