Tiranë: Kuvendi pritet të miratoj reformën zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën e sotme plenare reformën zgjedhore. Drafti me mendimet në Kodin Zgjedhor u miratua me konsensus më 11 korrik nga dy forcat më të mëdha politike në vend, PD e PS.

Pas shumë debatesh palët arritën kompromisin dhe për tre çështjet: riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme, njofton Noa.

Ndërkohë që aleatët e partive kryesore politike kanë shprehur rezerva për mënyrën sesi u bënë ndryshimet. Një prej pikave më të kritikuar është se nuk u arrit të ndryshohej sistemi zgjedhor. Sipas drejtuesve të partive aleate, sistemi aktual dëmton forcat e vogla politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button