Gjermania zgjat misionin ushtarak në Kosovë

Kabineti Qeveritar i Kancelares Merkel, ka miratuar zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit gjerman në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Në komunikatën e lëshuar nga Kabineti i Kancelares Merkel, theksohet se “Qeveria gjermane ashtu si deri më tani, që nga viti 1999 do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin e Republikës së Kosovë në planin social dhe ekonomik”.

Në parim mandati i misionit të Bundeswehrit në Kosovë, në kuadër të KFOR-it është i pakufizuar në aspektin kohor. Për çështje procedural ai miratohet çdo vit, fillimisht nga Kabineti Qeveritar dhe pastaj nga Bundestagu. Kështu ka ndodhur edhe të mërkurën, në 19 vjetorin e angazhimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga Kabineti Qeveritar i Kancelares Merkel, thuhet se “përkundër gjendjes së qetë, në Kosovë edhe më tej ekziston mundësia e eskalimit të gjendjes dhe konfliktit në veri të Republikës së Kosovës”.

Tutje, në deklaratën e Kabinetit Merkel, theksohet se duke pasur parasysh këtë gjendje, “në Kosovë edhe më tej është e nevojshme prania ushtarake ndërkombëtare e NATO-s, përmes forcave të sigurisë ndërkombëtare KFOR. Prania e KFOR-it është shumë e rëndësishme për të garantuar stabilitetin dhe paqen në Kosovë. Mandati i ushtarëve gjermanë në KFOR vazhdon të mbetet gati i pandryshuar” thuhet në vendimin e Qeverisë gjermane, transmeton RTK.

Limiti i angazhimit të ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë është 800 ushtarë. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes deri në mars të vitit 2019, kontingjenti gjerman i ushtarëve në kuadër të KFOR-it, do të reduktohet në 70 ushtarë.

Ndërkohë, më 30 qershor të këtij viti përfundon mandate i Batalionit Rezervë Operativ (Operational Reserve Force, ORF) i përbërë nga ushtarë të Bundeswehrit dhe ushtrisë austriake, i cili ka qenë i destinuar si batalion rezervë, i cili për një periudhë të shkurtër, ka mundur të sillet për ndërhyrje të shpejtë në Kosovë në rast të jashtëzakonshëm.

Aktualisht në Kosovë, nga 684 ushtarë sa ka ky Batalion, ndodhen 158 ushtarë të cilët me makinerinë e tyre, janë në gatishmëri për ndërhyrje të shpejtë.

Në fund të komunikatës së lëshuar nga Kabineti Qeveritar i Kancelares Merkel, thuhet se “Qeveria gjermane ashtu si deri më tani, që nga viti 199,9 do të vazhdojë të mbështesë nderimin e Republikës së Kosovë në planin social dhe ekonomik”.

Mandati i Bundeswehrit gjerman në Kosovë, në parim është i pakufizuar. Bundestagu gjerman, mund ta shqyrtojë atë  vetëm me kërkesën e grupeve parlamentare.

Ndërkaq, në fund të këtij viti, kazerma e KFOR-it gjerman në Prizren, pas 19 vitesh, do të mbyllet përfundimisht dhe do tu dorëzohet institucioneve vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button