Malajasit tubojnë 1,76 milion dollarë për një ditë për shlyerjen e borxheve të vendit

 Qytetarët në Malajzi kanë arritur të tubojnë 1,76 milion dollarë brenda një dite për shlyerjen e borxheve të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në gazetën Straits Times, paratë janë tubuar brenda 24 orëve pas funksionalizimit të “Fondit të Shpresës” nga ana e qeverisë malajase për shlyerjen e borxheve me mbështetjen e popullit.

Ministri i Ekonomisë Lim Guang Eng e cilësoi si sukses ndihmën financiare të qytetarëve malajas brenda një dite.

“Populli malajas e tregoi edhe njëherë atdhedashurinë. Ata ndihmuan shtetin me paratë e tyre për rindërtimin e vendit”, theksoi Lim.

Malajzia ka afro 252 miliardë dollarë borxh të ngelur nga koha e ish-kryeministrit Najib Razak.

“Fondi i Shpresës” u funksionalizua nga kryeministri Mahathir Muhammed, i cili me ardhjen në detyrë pas triumfit në zgjedhje më 9 maj bëri thirrje për rindërtimin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button