Pompeo: Lavrov të marrë masa konkrete kundër ndërhyrjeve ruse

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo i kërkoi sot homologut rus, Sergei Lavrov masa konkrete për të garantuar SHBA-në, veçanërisht për çështjen e ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Shenjë e ngrirjes së marrëdhënieve mes dy fuqive, bëhet fjalë prë bisedën e parë telefonike që prej marrjes së funksionit, një muaj më parë të sekretarit amerikan të Shtetit.

“Sipas departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo theksoi për Serguei Lavrov se SHBA-ja kërkon një marrëdhënie më të mirë me Rusinë. Por, për të arritur aty, Rusia duhet të provojë se është e gatshme të marrë masa konkrete përsa i përket çështjeve tona shqetësuese duke përfshirë këtu ndërhyrjet në çështjet e brendshme amerikane”, theksoi Ministria amerikane e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

Mike Pompeo, ish-drejtor i CIA-s, është shprehur së fundi para Kongresit amerikan se SHBA-ja duhet të kundërshtojë këto ndërhyrje, që sipas shërbimit sekret amerikan, kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 të fituara nga Donald Trump dhe rrezikojnë të përsëriten gjatë zgjedhjeve legjislative të mesit të mandatit.

Kreu i diplomacisë amerikane u tregua i vendosur ndaj Moskë, ndërkohë që hetimi federal për këto ndërhyrje dhe dyshimet për bashkëpunim mes Kremlinit të Vladimit Putinit de ekipit të kandidatit Trump kanë penguar deri tani çdo përpjekje për afrim mes dy vendeve rivale.

Në një komunikatë, diplomacia ruse theksoi se dy ministrat kishin rënë dakord mbi domosdoshmërinë për të punuar në kuadër të (…) kapërcimit të mosmarrëveshjeve ekzistuese, në interes të një normalizimi të bashkëpunimit ruso-amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button