Maqedonia, jashtë agjendës së BE-së për zgjerim

Ambasadori i Qipros në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pavlos Anastasijades, ka përsëritur edhe një herë se Maqedonia nuk është në mesin e shteteve që numërohen si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të paktën përgjatë presidencës qipriote.

Ai ka thënë se vendi që përfaqëson mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por se zgjidhja e emrit mbetet kusht që duhet zgjidhur.
Këto komente ai i ka bërë në debatin për sfidat institucionale, politike, strategjike dhe ekonomike përgjatë presidencës gjashtëmujore të Qipros me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, ish-ambasadori amerikan në NATO , Kurt Voker, ka theksuar se “ka ikur shansi për të zgjidhur kontestin e emrit, shans ky që u paraqit në sajë të rrethanave të krijuar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

“Për fat të keq, mbase për shkak të krizës evropiane që po tërheq vëmendje, lodhjes nga zgjerimi, vendet-anëtare veç e veç nuk u përkushtohen çështjeve të tjera që duhet të zgjidhur, ndaj dhe asnjëri shtet nuk mori ‘flamurin’. Mendoj se tani jemi kthyer në dinamikën e njëjtë me të vitit 2008”, ka thënë Voker.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button