Thaçi apo Kurti udhëheqës i dialogut? Molliqaj befason me përgjigjen

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke folur për dialogun me Serbinë në “Debat Plus”, thënë se mes Presidentit Thaçi e Albin Kurtit, procesin e dialogut do t’ia besonte më shumë këtij të fundit, njofton Insajderi.com.

“Prirja e parë që ka me thanë është Albin Kurti. Dmth, nuk ke se si e mendon ndryshe”, ka theksuar Molliqaj.

Ndër të tjera, Molliqaj ka kërkuar të dijë rreth platformës që udhëheqësit kosovarë, do t’ua shtronin gjatë dialogut.

“Më shumë se sa çështje e besimit, kisha deshtë edhe prej Kurtit e cilit do tjetër me ditë, cila është platforma që duhet me e negociuar me Serbinë. Serbia i ka dorëzuar tri oferta si platforma për dialogun që ka me vazhdua, Kosova asnjë platformë nuk e ka dorëzuar në institucionet relevante”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.

Molliqaj, gjatë debatit ka folur edhe për rëndësinë e miratimit të rezolutës për hapjen e kufirit dhe heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button