Deputeti i PDK-së, Reçica: Zgjedhjet s’janë zgjidhje për situatën aktuale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka hedhur poshtë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
Reçica ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se opozita e vendit nuk i ka votat për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Deputeti i PDK’së ka thënë po ashtu se partia e tij, dhe partitë e tjera në koalicionin qeverisës të vendit, nuk i shohin zgjedhjet të nevojshme tash.

Reçica ka thënë se kundërshtimi i zgjedhjeve nuk lë të kuptohet se partia e tij i frikohet zgjedhjeve.

“PDK nuk i frikohet zgjedhjeve”, është shprehur ai.

“Por, PDK ka një qëndrim të qartë: Që zgjedhjet nuk janë zgjidhje për situatën aktuale”, ka theksuar ai.

“Nuk janë zgjidhje për Kosovën”, ka shtuar Reçica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button