Lavrov: Rusia e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me SHBA-të

Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve ruso-amerikane është i mundur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës  japin propozim konkret për këtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov në forumin ndërkombëtar në Moskë tha se Rusia është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-të.

“Ne nuk dëshirojmë të kemi marrëdhënie konflikti me cilin do vend, e as me SHBA-të. Kohë pas kohe pranojmë sinjale nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarët tjerë nga Washingtoni për domosdoshmërinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve tona. Ne jemi të gatshëm për këtë, por presim ofertë konkrete”, porositi Lavrov.

Ministri rus i Punëve të Jashtme sot po ashtu theksoi se ultimatumet dhe imponimi i zgjidhjeve nuk mund të tejkalojnë krizat në botë.

“Problemi bërthamor në Gadishullin Korean, marrëveshja për programin bërthamor iranian, përleshjet e brendshme në Ukrainë ose terrorizmi në Siri nuk mund të zgjidhen me ultimatum dhe çdo tentim për imponim të zgjidhjes është i gjykuar me dështim”, konstatoi Lavrov.

Paralelisht me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë sot në mëngjes njoftoi se Lavrov nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Korenë e Veriut dhe mbi krizën në këtë rajon do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button