Piku i sezonit turistik, Shëngjini prej 24 orësh pa ujë

Qyteti i Shëngjinit ka mbetur pa ujë prej 24 orësh, ndërkohë që ndodhemi në kulmin e sezonit veror.

Kjo situatë ka ardhur që prej orës 11:00 të ditës së djeshme, si pasojë e vjedhjes në një distancë të konsiderueshme të linjës së energjisë elektrike që furnizon pompat e ujit, raporton BW.

Vjedhja është bërë në zonën e Ishull-Lezhës, duke sjellë mungesën e plotë të ujit në gjithë qytetin e Shëngjinit, e në vecanti në zonën e plazhit.

Lajme të ngjashme

Back to top button