Tre vendkalime kufitare drejt Greqisë prej nesër të mbyllura për shkak të grevës

Prej sonte në mesnatë do të mbyllet vendkalimi kufitar në Mexhitli për shkak të grevës së doganierëve grek.

Greva do të fillojë në kufirin Mexhitli, nga mesnata, pra 30 maj, në ora 00:00, dhe do të mbaroj më 31 maj, 24:00.
Në Dojran, greva do të fillojë nga ora 05:00 e ditës së nesërme, dhe do të zgjatë deri në të njëjtën orë të 31 majit.
Në Bogorodicë, protesta do të fillojë nga ora 07:00 e ditës së nesërme, deri në të njëjtën orë të 31 majit.

Sipas njoftimit nga ana e Greqisë, komunikacioni do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve, do të lëshohen vetëm automobila edhe atë vetëm në raste urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button