Mogherini: Marrëveshja për emrin duhet të merret parasysh në BE

Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme në BE, Federika Mogherini në pres konferencën pas këshillit të ministrave të BE-së, sot iu përgjigj pyetjes së MIA-s, lidhur me procesin e vendeve anëtare për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, dhe tha se është shumë e rënd për ata që të injorojnë një lajm të tillë botëror.

“Isha e njoftuar nga ministri maqedonas dhe grek për mbarëvajtjen e procesit për çështjen e emrit, dhe është shumë e guximshme dhe premtuese, por ende asgjë nuk është finalizuar. Unë jam optimiste por edhe më shumë optimiste kur bëhet fjalë për Ballkanin. Do shkojmë hap pas hapi. E ndërtuam qëllimin tonë të qartë që do të përkrahim, ndihmojmë dhe mbështetim marrëveshjen eventuale gjatë ditëve apo javëve në vijim. BE do të jetë mbështetëse gjatë gjithë rrugës se arritjes së marrëveshjes dhe publikimit të saj”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se kjo do të ketë efekt transformues jo vetëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në rajon, në Evropë dhe në nivel global.

“Çështja e problemit me emrin ekziston gjatë kohë dhe ndër vite krijonte komplikime dhe nëse lidershipi politik është i fuqishëm dhe involvimi i BE po ashtu mund të sjell në ndonjë rezultat për këtë temë delikate, dhe kjo do të jetë iniciativë edhe për të tjerët si dëshmi se ku do të investohet. E gjithë kjo do të vëzhgohet nga Këshilli Evropian. Të rikujtoj se Komisioni Evropian tani më propozoj fillimin e negociatave në bazë të reformave që është thelbi, dhe të rikujtoj se bisedimet janë vetëm fillimi i një procesi”, tha Mogherini.

Fuqia e lajmit të mirë që do të sjellë zgjidhja e çështjes së emrit, do të jetë po aq fuqishëm e përshëndetur nga bashkimi ndërkombëtar dhe BE, që të gjitha vendet do të duhej ta merrnin parasysh, tha Mogherini pas pyetjes së kundërshtimit të Francës për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë.

Nga Qeveria thonë se shumica janë për anëtarësim të Maqedonisë në BE, Franca dhe Holanda kanë përgatitur “non pejpër”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button