Fillon Java kulturore shqiptare në Kumanovë

Nga sot e deri më 24 korrik, në qytetin e Kumanovës për herë të dytë do të mbahet “Java kulturore shqiptare”.  Edhe këtë herë përpos pjesës muzikore vlerat kulturore do të shfaqen edhe në fushat tjera kulturore. Lidhur me këtë eveniment të madh kulturor në Kumanovë, sot u mbajt një conference për gazetarë të në të cilën u dhanë detaje për rrjedhën e javës kulturore shqiptare.   

“Java kulturore shqiptare edhe zyrtarisht fillon nesër  me parakalimin e të gjithë pjesmarrësve nëpër rrugët qendrore të qytettit , kurse në sheshin e qytetit është paraparë edhe vallëzim i pjesmarrësve. Pas parakalimit të gjithë pjesmarrësit do të kthehen në platon afër Fakultetit të administrates e biznesit dhe fabrikave për rreth ku edhe do të bëhet hapja solemne e Javës kulturore shqiptare “ tha Agim Behluli, drejtor i këtij manifestimi kulturor. 

Ai më tej shtoi se “edhe sivjet përpos pjesës muzikore Java kulturore shqiptare do të ketë edhe ngjarje të tjera kulturore siç janë ekspozita me piktura, monodrama, recital, kurse do të prpmovohen edhe të libra të rinjë, këtë here të Rrahim Ganiut dhe Ismail Ganiut. Këtë vit të gjitha aktivitetet do të mbahen në një lokacion dhe nuk do të shpërndahen sikur vitin e kaluar. Risi sivjet është se një natë e verës kulturore shqipotare do të mbahet edhe në Likovë. Me këtë dëshirojmë që javën kulturore shqiptare ta shtrijmë edhe në Komunën e Likovës, me çka synojmë që të zgjërojmë aktivitetet nëtë dyja komunat, dhe gjatë gjithë këtyre shtatë ditëve as atje të mos mungojnë aktivitetet kulturore “ tha Agim Behluli.

 “Edhe sivjet  sivjet do të kemi masovitet të pjesmarrësve. Menjëherë pas parakalimit do të vazhdohet me programin e natës së pare, në të cilin do të prezantohen shoqëritë që janë jashtë Kumanovës. Netëve të tjera do të kemi mbrëmje me shoqëritë kulturore artisike “Bajram Shabani” nga Kumanova, “Jeta e re” nga Sllupçani si dhe nga Presheva. Gjithashtu do të kemi edhe mbrëmje me grupe rapsodësh si dhe me ansamblet vokale instrumentale. Por gjithsesi se parakumanovarëve do të paraqiten edhe yje tjera të muzikës popullore dhe zbavitëse” tha Nuredin Fetahu kryetar i këshillit artistik të Javës kulturore shqiptare në Kumanovë. 

Sivjet për pos komunës së Kumanovës, Javën kulturore shqiptare financiarisht e mbështet edhe Ministria e kultures, si dhe disa kompani private nga Kumanova dhe rrethina. 

Lajme të ngjashme

Back to top button