Gojkoviq: Gana sërish do ta shqyrtojë njohjen e Kosovës

Çështja e statusit të Kosovës do të shqyrtohet sërish në Republikën e Ganës, ka deklaruar sot kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Ganës Aron Michael Oquaje, transmeton Koha.net.

“Bashkëbiseduesi im ka thënë se do të shqyrtohet sërish, në mënyrë të veçantë statusi i Kosovës dhe se Kosova është një çështje e rëndësishme për Ganën”, citon rtv të ketë thënë Gojkoviq.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Oquaje, Gojkoviq ka folur për negociata me Kosovën.

Medie serbe spekulojnë se Gana është në hapa të anulimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button