Google+ pëlqehet më tepër nga konsumatorët

Reputacioni i rrjetit Facebook për t’i bërë të kënaqur konsumatorët vazhdon të zbehet, ndërsa Google+ shfaqet në indeksin e rrjetit të pëlqyer për herë të parë nga konsumatorët dhe e vendos atë në majën e piramidës së rrjeteve sociale.

Facebook është faqja më e popullarizuar në Ueb, me qindra miliona përdorues, por njerëzit ende nuk e pëlqejnë atë.

Tani, sipas numrave të lëshuar nga Indeksi i Pëlqimit nga Konsumatorët Amerikanë, Google+, që është quajtur nga dikush si një qytet fantazmash, pëlqehet më tepër nga konsumatorët. Sipas numrave të rinj, vlerësimi për Facebook ra për 8 për qind, në 61 nga shkalla prej 100 pikëve, ndërsa Google+ e ka indeksin e vet prej 78 pikësh, që ndodhet në një vijë me enciklopedinë Wikipedia.

Ndërmarrjet e rrjeteve sociale ishin në mesin e 230 ndërmarrjeve të matura nga indeksi, dhe industria në vazhdimësi ka ndërmarrjet më së ulëti të vlerësuara (vlerësimi prej 69 pikësh i rrjeteve sociale mund të mposhtë vetëm shërbimin e linjave ajrore, shërbimin për abonim televiziv dhe gazetat).

Vlerësimi ishte lëshuar në bashkëpunim me ndërmarrjen analitike ForeSee, e cila përcaktoi që Google+ i ka të gjitha ato shënime të cilat i mungojnë rrjetit Facebook.

Sipas raportit, Google+ ka dalë mjaft mirë sepse ky rrjet nuk ka reklamim tradicional, është përqendruar më tepër në privatësi dhe ofron një përvojë më të mirë për celularët.

Përdoruesit e rrjetit Facebook, në anën tjetër, ankohen për reklamat dhe çështjet sa i përket privatësisë, me ankesën më të shpeshtë për ndryshim të ndërfaqes, me paraqitjen e asaj më të fundit Timeline.

“Facebook dhe Google+ janë duke garuar në dy fronte kritike: përvoja e konsumatorëve dhe depërtimi në treg. Google+ shkathtësisht fiton të parën kurse Facebook fiton të dytën, për tani,” tha në një deklaratë, kryetari dhe shefi ekzekutiv i ForeSee, Larry Freed. “Është më mirë të pyetet se sa shumë ka rëndësi për Facebookun pëlqimi i konsumatorëve, duke pasur bazën e vet pa konkurrencë prej 800 milionë përdoruesish. Por unë pres që Google të përmirësojë karakteristikat e veta të shumta dhe mundësitë e veta mobile për t’i tërhequr përdoruesit në një fazë të shpejt. Nëse Facebook nuk ndjen presionin për të përmirësuar tani pëlqimin e konsumatorëve, ajo mund të ndryshojë shpejt.”

Nuk është e qartë nëse raporti tregon që janë shumë më pak njerëz në Google+ dhe që këta numra teksa trafiku ditor i Facebook duket të kërcojë prapa pas disa muaj rëniesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button