PDSH-ja në Strugë ende pa kandidat të caktuar

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatura zyrtare e PDSH-së, për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, në Strugë kanë filluar të përfliten emrat e parë të pretendentëve në qarqet e kësaj partie që do të garojnë nën logon e saj. 

Deri tani si kandidatura të mundshme që do të garojnë për kreun e Komunës së Strugës nga kjo parti përmenden emrat e Ziadin Selës,Lavdrim Elmazit,Garip Kabës si dhe Nafi Dokos. PDSH deri në tetor ,do të ketë gati emrat e kandidatëve të mundshëm për kryetar Komune , që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale 2013 në të gjithë vendin . PDSH nominimin e kandidatëve për kryetar komunash do ta bëjë brenda këtij afati të përcaktuar, ne mënyrë që pretedentët për tu bërë kryetarrr komune të kenë më shumë kohë për tu ekipuar dhe pregaditur për sfidën zgjedhore të fillimvitit të 2013.? /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button