Krasniqi për Kurtin:E përdore tryezën për shfryrje
Shefi i grupit Parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi, në tryezën me partitë politike e cila kësaj radhë u organizua nga Vetëvendosje, ka thënë se organizatori i kësaj tryeze ka devijuar qëllimin duke folur për zgjedhjet e jo për atë që është vendosur në tryezën e radhës.
Ai ka thënë se përsëri Vetëvendosje, njëanshëm vendosi për temën e tryezës dhe kundër konsensusit të përgjithshëm.
“ Në asnjë nga tryezat e kaluara nuk kemi diskutuar për zgjedhjet, andaj edhe diskutimi nga ju zotri Kurti, nuk ishte as afërsisht, as tentim për të pasur frymë të konsensusit, përkundrazi, ishte nje shfryrje e juaja për çështjet të cilat ju mund t’i konsideroni apo t’i vështroni si të tilla e për çka une besoj që nuk pajtohemi shumica prej nesh”, ka thënë Krasniqi.