Aleanca Kuq e Zi, Spahiu: Shqipëria e Kosova të bashkohen

Shqiptarët duhet të bashkohen në një shtet të vetëm para se të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi e bëri këtë deklaratë në një takim me temë “Shqiptarët dhe roli i Shqipërisë në Ballkan”.

Spahiu ndër të tjera i bëri thirrje klasës politike që të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe jo të mendojë vetëm për vete.

Kryetari i lëvizjes Kuq e Zi paralajmëroi gjithashtu se pas dy javësh partia Aleanca Kuq e Zi do të mbajë kongresin e saj të parë si forcë politike, kongres në të cilin do të shpaloset edhe programi i detajuar i Aleancës Kuq e Zi. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button