“Republika e të rinjve” mban debatin përfundimtar

Sot, me fillim në ora 13:30 në Qendrën informative të BE-së në Shkup do të mbahet debati përfundimtar publik nga cikli i debateve publike “Republika e të rinjve” e quajtur “Cila është pozita e të rinjve të cilët u takojnë komuniteteve më të vogla etnike në Maqedoni?” i organizuar nga ana e Iniciativës për mbrojtje të pjesëmarrjes të së rinjve (www.mladizakon.org), e cila përkrahet nga 51 organizata të të rinjve dhe OJQ. 

Gjatë muajve të kaluar, iniciatorët organizuan një cikël prej 18 debateve publike në 18 qytete të Maqedonisë, qëllimi kryesor i të cilëve ishte t’i nxitë të rinjtë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ta praktikojnë demokracinë dhe në mënyrë të pavarur t’i sjellin vendimet për prioritetet e tyre. 

Diskutimet nga debatet do të rezultojnë me Libër të bardhë për përkrahjen e të rinjve në Maqedoni, studim ky i cili do të definojë problemet dhe do të propozojë zgjidhje dhe politika efektive për të rinjtë./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button