Raundi i dytë për president, sërish pa kandidat

Ka zgjatur vetëm pak sekonda seanca plenare ku u zhvillua formalisht raundi i dytë për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit pa votim e pa një kandidat.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mbledh Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën kur do të zhvillohet raundi i tretë, i fundit që kërkon 84 vota. Pas ketij raundi zhvillohen edhe dy raunde të tjera që kërkojnë 71 vota.

Në një prononcim në emisionin “Top Story”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se ende mund të zgjidhet me konsensus kreu i vendit dhe shprehu bindjen se palët e kanë vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje.

“Ky proces kërkon edhe një opozitë interaktive që propozon një kandidat për president. Mazhoranca nuk është refraktare për propozimet që mund të vijnë nga opozita”, tha Meta.

Meta theksoi se Xhezair Zaganjori është kandidaturë e mazhorancës dhe shtoi se rrallë një person kombinon aftësi të tilla për të qenë në krye të shtetit.

Kreu i LSI-së theksoi se të dielën ka patur një hap pozitiv, por në rast se takimi Berisha-Rama do të ishte zhvilluar më parë dhe nuk do të ishte publikuar editoriali i Ramës, atëherë kreu i vendit do të zgjidhej më konsensus më herët./tch/

Lajme të ngjashme

Back to top button