Mashtrim gjatë tërheqjes së bingos në Bosnjë

Mediat boshnjake bënë të ditur se është bërë mashtrim gjatë tërheqjes së numrave të bingos.

Lëshimet apo mashtrimet e komisionit janë bërë gjatë tërheqjes së fundit, kur në rrotën e numrave dy topa ishin me numrin tre. Sipas të gjitha rregullave tërheqja duhej të ishte anuluar, ndërsa numrat të tërhiqen edhe një herë.

Në incizimin duket qartë se numri 3 është tërhequr në vendin e 21, ndërsa ekziston edhe një top me numrin 3, i cili shihet gjatë tërheqjes së numrit 27. Askush nga shikuesit nuk vërejti dhe nuk është ankuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button