Nigeri, avioni me 153 pasagjerë përplaset me godinën e banimit

Nigeri, një avion pasagjerësh është rrëzuar në qytetin Lagos bëjnë të ditur autoritetet vendase. 

Avioni i kompanisë ajrore “Dana Air Flight”, i cili udhëtonte me 153 pasagjerë në bord, është përplasur mbi disa ndërtesa në momentin e uljes.

Autoritet vendase nuk besojnë se ndokush nga 153 pasagjerët mund t’i ketë mbijetuar rënies.

Dëshmitarët tregojnë se avioni u përplas fillimisht me një ndërtesë dy katëshe dhe më pas u përfshi nga flakët 

Personeli i sigurisë është duke mbërritur në vendgjarje për të bërë një pasqyrim më të saktë të dëmeve.

Bëhet e ditur se përplasja ndodhi në një lagje afër aeroportit. 

Nigeria, si shumë vende të tjera afrikane ka një sistem ajror sigurie të varfër, ndërsa disa përpjekje janë bërë për të rregulluar diçka që nga katastrofa ajrore në 2005-ën.   

Lajme të ngjashme

Back to top button