Gruevski në roud shou në vendet skandinave

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i udhëherqur nga kryeministri Nikolla Gruevski prej nesër deri në 8 qershor do t’i vizitojë Mbretërinë e Suedisë, Republikën e Finlandës, Mbretërinë e Danimarkës dhe Mbretërinë e Norvegjisë, ku janë parashikuar takime në nivel më të lartë politik, si dhe prezantime të biznesit para investitorëve të interesuar nga këto vende.

Bashkë me Gruevskin do të udhëtojnë edhe zv/kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministrat për tërheqjen e investimeve të jashtme Vele Samak dhe Bill Pavlevski, si dhe zv/drejtori i Agjencisë për investimet e jashtme dhe nxitjen e eksportit, Hristijan Delev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button