Abuzimet seksuale, dorëheqje masive peshkopësh në Kili

Të gjithë peshkopët e Kilit, 34 në total, i ofruan dorëheqjet e tyre Papa Françeskut në kuadër të skandalit të abuzimeve seksuale nga priftërinjtë dhe mbulimit të tyre.

Peshkopët u kërkuan falje viktimave dhe kishës për gabimet e tyre të rënda dhe fshehjen e së vërtetës.

Peshkopët e ndërmorën këtë hap pas 3 ditësh bisedime krize me Papën në Romë për skandalin. Nuk është e qartë nëse Papa Françesku i ka pranuar dorëheqjet e tyre, por kreu i Vatikanit është kritikuar ashpër më herët në Kili për vendimin e tij për të emëruar një peshkop, që akuzohet se mbuloi abuzimet seksuale të një prifti, transmeton Sotnews.

Në janar, Papa tha se ndiente dhimbje dhe turp për skandalin që ka tronditur Kishën Katolike në Kili. Kjo është hera e parë në historinë e kishës katolike, që krerët e saj në një vend janë të gatshëm të lënë detyrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button