Asad fajëson “forcat e jashtme për luftën” në Siri
![Asad fajëson "forcat e jashtme për luftën" në Siri](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/EF5486A9320828CC0B79CE57DDF48FE3.jpg?fit=475%2C328&ssl=1)
Presidenti i Sirisë tha se vendi i tij po përballet me “luftë të vërtetë” dhe për këtë fajësoi forcat e jashtme se po e nxisin krizën.
Presidenti Bashar al-Asad në fjalimin para parlamentit tha se vendi “po përballet me luftë të vërtetë të ardhur nga jashtë”.
Ai tha se shteti po kalon fazën më kritike që nga përfundimi i kolonializmit.
Mesazhi i Asadit ishte i njëjtë me fjalimet e mëhershme, në të cilat ai fajëson terroristët për kryengritjen e vendit.
Ky ishte fjalimi i tij i parë që nga masakra e Houlas ku u vranë më shumë se 100 njerëz, pothuajse gjysma e tyre fëmijë./botasot