Asad fajëson “forcat e jashtme për luftën” në Siri

Presidenti i Sirisë tha se vendi i tij po përballet me “luftë të vërtetë” dhe për këtë fajësoi forcat e jashtme se po e nxisin krizën.

Presidenti Bashar al-Asad në fjalimin para parlamentit tha se vendi “po përballet me luftë të vërtetë të ardhur nga jashtë”.

Ai tha se shteti po kalon fazën më kritike që nga përfundimi i kolonializmit.

Mesazhi i Asadit ishte i njëjtë me fjalimet e mëhershme, në të cilat ai fajëson terroristët për kryengritjen e vendit.

Ky ishte fjalimi i tij i parë që nga masakra e Houlas ku u vranë më shumë se 100 njerëz, pothuajse gjysma e tyre fëmijë./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button