Sot në Strumicë fillon fushata e protestave të LSDM-së

Me moton ‘Ngrite zërin për të ardhmen’ LSDM sot ora 20.30 minuta sheshin Goce Delllçev në Strumicë fillon fushatën e protestave të cilat do të zgjasin gjatë tërë verës e që do të përfshijnë gjithë Maqedoninë. 

Lideri i LSDM-së Branko Cëvenkovski i cili nga dje qëndron në komunën që udhëhiqet nga kuadri i tij Zoran Zaev, Strumica, paralajmëroi se nga sot gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohet i gjithë kapaciteti i kësaj partie, me qëllim që t’i jepet fund krizës së thellë në të cilën gjendet vendi dhe pozitës së mjerueshme të popullatës. 

‘Prej sot këtë fillojmë ta bëjmë në kontakte të drejtpërdrejta. Në periudhën e ardhshme kemi qëllim ta kalojmë gjithë Maqedoninë, çdo fshat, vend të banuar, lagje, do të përpiqemi ti drejtohemi secilit qytetar individualisht. Për ne nuk do të ketë pushim, fundjave, kjo do të jetë verë pune’, deklaroi dje Cërvenkovski.

Cërvenkovski paralajmëroi se do të shfrytëzojë gjithë kapacitetin e partisë, potencialet njerëzore dhe  profesionale, ekspertët  etj, që gjatë kësaj periudhe të  angazhohen  në gjetjen e mënyrës qëvdo  të lehtësonte  jetën e vështirë të qytetarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button