Millçin: Gruevski me bandën e tij diskrediton raportet ndërkombëtare

Qeveria i diskrediton raportet e fundit të Amnesty International dhe State Departament të cilat janë tregues për situatën e përkeqësuar të së drejtave të njeriut dhe lirinë e medieve në Maqedoni. Kështu është shprehur drejtori ekzekutiv i Institutit Shoqëri e hapur Maqedoni, Vlladimir Millçin në një intervistë për javoren “Gragjanski”.

“Gruevski dhe spindoktorët e tij zbatuan disa strategji për ti anuluar ose të paktën për ti minimizuar efektet e disa raporteve alarmante të cilët u publikuan muajve të fundit. Metodat janë heshtje e plotë apo e pjesërishme , zbutje e notave dhe kritikave duke i regjionalizuar ato (domethënë nuk vlejnë vetëm për Maqedoninë), diskreditim me anë të kontestimit të vërtetësisë së tyre, fajësim të sorosoidëve” ka thënë Millçin.

Procesi i lustrimit është një gjueti e organizuar nga gruevistët dhe partnerët e tij kundër të padëgjueshmëve.

“Lustrimi pashmangshëm po konvertohet në gjueti të shtrigave, ndërsa e zbaton një institucion pa integritet dhe kapacitet. Sot, dhjetë muaj nga gjuetia e cila filloi me pëshpëritjen e profilit tim personal në veshët e servilëve medial, mund vetëm të jem krenar me atë se edhe në regjimin e mëparshëm dhe në këtë, më kanë konsideruar si person të papërshtatshëm ideologjikisht” ka thënë Millçin.

Ndoshta tingëllon ashpër, por neutraliteti sot mund të jetë vetëm konformizëm ose kalkulim, theksoi ai dhe parashtroi pyetjet: 

“Kush duhet ta pranojë kritikën, si objektive ose të pavarur? Partia e cila e vendosi nën hije njëmendësinë e praktikuar në kohën e a.q komunizëm lufte? Mediet e saj të cilët u shndërruan në ndërmarrje me profit të madh në kurriz të buxhetit shtetëror? “ ka thënë mes tjerash Vlladimir Millçin. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button