Gruevski premtoi të paktën 6.000 punësime të reja

Kryeministri Nikolla Gruevski sot paralajmëroi 12 masa me të cilat do të ndikojë në papunësinë në Maqedoni, përkatësisht do të mundësohen gjashtë deri tetë mijë punësime.

Nga 12 masat, katër janë për gjashtë deri tetë mijë punësime të reja dhe tetë për mbështetje konkurrente të kompanive, familjeve të rrezikuara sociale, bujqit dhe transportuesit, paralajmëroi sot Gruveski. 

“Masat janë zgjedhur me kujdes dhe janë projektuar në mënyrë adekuate në kushte kur ka shkurtime të disa normave nga Buxheti. Janë reale dhe të realizueshme dhe nuk janë rezultat i pamfletizimit politik”, theksoi Gruevski.

Qeveria, shtoi kryeministri,  do të vazhdojë me zbatimin e  politikës ekonomike-sociale, që është në funksion të qytetarëve dhe kompanive edhe kjo është, siç tha, gjë që e dallon nga subjektet tjera politike.

Buxheti i përgjithshëm për të gjitha masat të cilat sot i promovoi kryeministri dhe ministrat në Qeveri, është afro 13 milionë euro. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button