Strugë, nderohet vepraimtaria patriotike e Nuri Sojliut

Struga është një nga qytete në Maqedoni, që dihet boterisht se ka pasur atdhetar dhe veprimtar të njohur që kanë kontribuar në pavarësin e Shqipërisë, dhe padyshim një nga to është edhe Nuri Sojliu, i cili prehet në dheun e Strugës.

Ky aktivist i kauzës shqiptare nga familja e njohur strugane e Sojlive, është edhe një nga firmëtaret e aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntorë në Vlorë.Nga Komuna e Strugës, informojnë se në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shtetësisë shqiptare do të ndërmarrin një sërë aktivitetesh në nderim të kësaj date të rëndësishme si dhe në kujtim të figurave të ndritura nga Struga, që kanë qenë protagonist të kësaj ngjarje.

Xhemi Hajredini ,shef i Sektorit për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Strugës, tregon se para disa ditëve në Strugë, qëndroi Remzi Përnaska dhe Lume Përnaska nipi dhe mbesa të atdhetarit Nuri Sojliu nga Shqipëria, të cilët të shoqëruar nga një delegacion i Komunës së Strugës dhe historiani Zejnulla Qyra vizituan varrezat myslimane të qytetit aty ku prehet prej dekadash atdhetari Nuri Sojliu.

”Padyshim ,që për ne ishte një nder i veçantë vizita e profesorit të nderuar të Sorbonës, Remzi Përnaska dhe motrës së tijë në cilësinë e pasardhësve të Nuri Sojliut ,struganit që firmosi pavarësin e Shqipërisë para 100 viteve si përfaqsues i Strugës në Kuvendin kombëtar të Vlorës.Ne si pushtet vendor i njoftuam trashigimtarët e Nuri Sojliut, që do të ndërmarrim cdo veprim në kuadër të mundësive tona në nderim të veprës dhe kontributit të kësaj figure, që nderon Strugën, dhe qytetarët e saj.Gjithashtu, trashigimtarët e Nuri Sojliut shoshitën edhe ato paqartësit dhe pasigurit që egzistonin për vendin e varrit të këtij atdhetari”përfundon Xhemi Hajredini nga Komuna e Strugës.

Struga, në Kuvendin kombëtar të Vlorës, kishte deleguar gjashtë përfaqsues, por vetëm tre prej tyre arritën të vëne firmën në deklaratën e pavarësisë më 28 nëntor kur Ismail Qemali shalli Shqipërin të pavarur.

Nuri Sojliu ,Hamdi bej Ohri dhe Ali(hafiz ) Murtezani ishin delegatët që përfaqsuan Strugën, në Kuvendin e Vlorës ,ndërsa të tjerët për efekt të luftës ballkanike dhe pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtrit e vendeve ballkanike nuk arritën në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Lajme të ngjashme

Back to top button