Prilep: theret një, sulmohen shtatë inspektorë tjerë financiarë

Gjatë një aksioni të koordinuar të drejtorive rajonale të të ardhurave publike nga Shkupi dhe Manastiri dje në Prilep ishin pre e një sulmi fizik dhe verbal nga ana e 15 biznesmenëve të irrituar nga kontrollet befasuese në lokalet e tyre.

Pas kontrolleve që kishin filluar herët në mëngjes, tetë inspektorët e DAP-it pasi kishin ndaluar për drekë në restorantin Pejton në qendër të Prilepit, pa kurrfarë paralajmërimi janë sulmuar nga një grup prej 15 personash, të cilët sapo kanë hyrë në restorant kanë marrë gota i kanë thyer ato dhe me pjesët e mbetura janë drejtuar kah inspektorët e ulur në njërën nga tavolinat.

Pasi i kanë sharë duke u drejtuar me fjalë ofenduese, njëri nga agresorët me gotën e thyer që ka pasur  në dorë ka therur njërin nga inspektorët. Të tjerët janë sulmuar me grushte, ndera tre gratë inspektore janë lagur me ujë dhe janë larguar anash.

Agresorët janë larguar menjëherë nga lokali, ndërsa të punësuarit në lokal kanë thirrur policinë. I lënduari është dërguar menjëherë në spital ku është mbajtur për kurim të mëtejmë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button