LSDM troket nëpër dyert e Strumicës

Opozitarja maqedonase LSDM sot në rajonin e Strumicës zhvilloi takime me banorët e fshatrave Bosilovë, Vasilevë, Novo Selo, ndërsa të dielen në sheshin e qytetit në Strumicë do të organizojë miting me moton “Ngrite zërin për të ardhmen”.

“Do të organizohen takime me qytetarët, në çezmat e fshatit, në sheshet e qytetit, do të takohemi me fshatarët, bujqit studentët dhe punëtorët.. Do të takohemi me të gjithë që dëshirojnë ta ngritin zërin për ardhmërinë e tyre”, deklaroi sekretari gjeneral i LSDM-s, Andrej Petrov. 

Njëkohësisht nga jo parti kanë thënë se ato pranojnë çdo zgjidhje të kontestit të emrit që nuk do të cenonte identitetin maqedonas dhe që do të ishte e pranueshme për kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Propozimin e tillë jemi të gatshëm ta mbështesim, ndërsa nuk kemi koment për deklaratat e të tjerëve, sepse secili ka të drejtë në mendim personal”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button