Komuna e Sarajit binjakzohet me komunë turke

Në Komunën  e Sarajit sot qëndroi për vizitë kryetari i komunës së Uskudarit nga Turqia Mustafa Kara, i shoqëruar nga një numër i madh afaristësh.

Me këtë rast me komunën e Sarajit është nënshkruar marrëveshje binjakzimi.  

Marrëveshja përmban disa pika për bashkëpunim si në sferën ekonomike, ku do të stimulohen biznismenët dhe investitorët nga dy vendet, ruajtjen e trashëgimisë kulturore që është e përbashkët, realizimine e aktiviteteve të përbashkëta në fushën sociale dhe artistike si dhe organizimin e vizitave dhe takimeve të përbashkëta.

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati,  mysafirët  nga Turqia i njoftoi me pasuritë natyrore që i posedon komuna, për mundësitë që i ofron kjo komunë për investitorët e jashtëm. Ai tha më pas tha se popujt e dy vendeve kanë afërsi shpirtërore, kulturore, pasi që të dy popujtë i takojnë konfesionit musliman.  

Ai shtoi se binjakëzimi është një hap i rëndësishëm në përafrimin e dy popujve duke këmbyer përvojat me komunën e Uskudarit në disa fusha. 

“Binjakzimi i komunave nga përvaojat e derimëtanishmë është dëshmuar si i suksesshëm. Ne nuk dyshojmë se kjo marrëveshje, të cilën po e nënshkruajmë sot,  do të sjellë rezultate në shumë sfera. Korrdiori 8 ndodhet afër komunës së  Sarajit, që është një mundësi e mirë infrastrukturore, për investitorët e huaj, pa përjashtuar kompanitë nga Turqia. Komuna e Sarajit ka një pozitë gjeografike të volitshme për të zhvilluar biznes, varësisht nga sfera e kompanive dhe se administrata komunale është e gatshme të ndihmojë në çdo rast”, tha bekim kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati.

Kryetari i komunës së Uskudarit, Mustafa Klara, falimnderoi, kryetarin e Sarajit Bekim Muratin për mikpritjen, duke e siguruar se në mënyrën sa më të mirë do ta prezentojë komunën e Sarajit në Turqi para afaristëve të mëdhenj, që ata ta shtrojnë biznesin e tyre në Saraj.  
Vizitorët, nga Uskudari vizituan parkun e Sarajit, si dhe kanjonin “Matka”.
Në fundë të takimit dy kryetarët e komuanve shkëmbyen dhurata.  /portalb
.   

Lajme të ngjashme

Back to top button