Koxias: Kur do të ketë marrëveshje dhe ratifikim juridik do të hapet rruga drejt BE-së

Kur do të ketë marrëveshje dhe ratifikim juridik të të njejtës, atëherë do të hapet rruga drejt BE-së, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.

“Mendoj se nga komenti kur do të ketë marrëveshje dhe do të ketë ratifikim juridik të marrëveshjes, rruga drejt Evropës është e hapur. Nesër në 10 e 30 kemi sërish bisedime dhe do të vjen edhe Nimic. Bisedimet e kaluara u realizuan në Selanik pa prezencën e tij. Mendoj se nëse dy palët thellë në zemër duam që të zgjidhim problemin, që nuk do të duhej të ishte i pa zgjidhur. Siç i them, me Nikollan, si ministra jemi të thirrur të zgjidhim një problem që nuk e kemi krijuar ne”, tha për MIA-n, Koxias.

Megjithatë ai nuk dha përgjigje konkrete pyetjes së MIA-s se në diskutimin e sotëm dhe rëndësinë e perspektivës evropiane në rajon, a do të pranonte Greqia që Maqedonia të fitojë datë për fillimin e negociatave, nëse paraprakisht nuk ka zgjidhje për çështjen e emrit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button