Mlladenov: Maqedonia mos të arnojë historinë

Shteti i Maqedonisë duhet të bëhet një gjenerator i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të ndalojë krijimin e një historie duke mbledhur elemente nga arna të ndryshme, kështu ka thënë ministri i punëve të jashtme i Bullgarisë, Nikolaj Mlladenov në programin e mëngjesit në televizionin bullgar “New TV”.

“Bullgaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, sepse vetëm ashtu Maqedonia  do të zgjidh problemet që ka.  Për Bullgarinë është e rëndësishme që Republika e Maqedonisë të mos i përndjek ata që jetojnë atje dhe që identifikohen si bullgarë, të ndalohet krijimi i një historie duke mbledhur elemente nga arna të ndryshme. Për Bullgarinë nuk paraqet problem emri i Maqedonisë, sepse ata kanë pranuar emrin Maqedoni, që në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar”, ka thënë Mlladenov.

Nikolaj Mlladenov tha se Bullgaria dëshiron që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe se nuk është arsye që ta dëshirojë të kundërtën.

Ai refuzoi të komentojë në lidhje me disa artikuj të mediave maqedonase për Bullgarinë dhe shtoi se ata kanë filluar t’i injorojnë këto komente shumë kohë më parë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button