Georgievski fton Rufi Osmanin në koalicion

Lideri i VMRO- Partia popullore, Lubço Georgievski, e ftoi liderin e partisë opozitare shqiptare Rilindja Demokratike Kombëtare, Rufi Osmanin, të kyçet në koalicion “Për Maqedoni demokrate”.Koalicionin e përbëjnë VMRO-PP, Të Bashkuar për Maqedoninë”, Dinjiteti dhe Partia Demokratike Liberale.

“Unë kisha dashur në koalicion të ketë edhe parti shqiptare, dhe duke dëgjuar qëndrimet e Osmanit, ai do mundet të na bashkëngjitet”, tha Georgievski në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M.

Partitë në këtë koalicion në bllokun e tretë, tash më kanë filluar diskutimet për bashkim të frontit opozitar në krye me Aleancën Sociale Demokratike të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button