“Baskerfest” në Shkup, qyteti zgjohet nga apatia

Shkupi për herë të shtatë do të jetë nikoqir i festivalit internacional të aktorëve rrugor “Baskerfest”. Festivali do të hapet sonte në ora 19:00 me akrobatin Kris Bul i cili të do ecë nëpër tela ndërkaq do të promovohet dhe Kopshti i birrës në sheshin e Shkupit.

Në këtë eveniment do të jetë prezent kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski.

Këtë vit do të marrin pjesë 30 aktorë dhe 20 muzicient, që sipas paralajmërimeve të organizatorit “One Way”, do t’i mundësojnë publikut performanca të reja të papara. 

ku do të pritet kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski zyrtarisht ta hap fillimin e festivalit.

Deri më 10 qershor, programi i festivalit do të fillon çdo ditë prej orës 18:00 dhe do të vazhdon deri në ora 02:00 të mesnatës gjatë ditëve të punës, ndërsa për vikende edhe deri në ora 03:00 të mesnatës.

“Baskerfest” është ngjarje internacionale, multikulturore dhe rrugore me të cilën pasurohet përmbajtja kulturore dhe zbavitëse e Shkupit, me disa ditë të jashtëzakonshme dhe momente që bëjnë të qeshen dhe të gëzohen qytetarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button