Prej sot, parkimi zonal paguhet deri në orën 23.00

Në parkingjet e NP “Parkingu i qytetit” ku funksionon sistemi i pagesës zonale, që nga sot, në vend se deri në orën 21.00 gjatë ditëve të punës dhe orës 14.00 gjatë të shtunave, parkingu do të paguhet deri në orën 23. Koha e vazhduar për pagesë u përcaktua me çmimoren e cila vlen gjatë sezonit veror dhe fillon më 1 qershor, ndërsa vlen deri më 1 tetor. Vazhdon edhe më tutje të vlejë ajo se gjatë të dielave dhe gjatë festave parkingu është falas. 

Nga ndërmarrja publike thonë se vendimi i ri është sjellë pas kërkesës së qytetarëve me qëllim që të evitohen bllokimet e trafikut të cilat krijohen në orët e vona gjatë periudhës së verës.  

Parkimi për një orë në zonën e parë është 45 denarë, ndërsa në këtë zonë lejohet që parkimi të zgjat vetëm dy orë. Në zonën e dytë mund të parkohet deri në katër orë, ndërsa çmimi është 35 denarë për orë. Në zonën e tretë paguhet 25 denarë për orë dhe kohëzgjatja e parkimit nuk është e kufizuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button