Shvërgovski kërkon dokumentin e Cërvenkovskit

Branko Cërvenkovski ta dorëzojë dokumentin që e publikoi të hënën në emisionin “X/0” në kanal 5, kërkoi prokurori shtetëror publik Lupço Shvërgovski në lajmet “19” të “A2”.

Ai pohon se pushteti nuk i ka bërë trysni që të hap rast për përgjegjësi të liderit të LSDM-së për publikim të sekretit shtetëror, duke shpalosur dokument për propozim të vitit 2005 të ndërmjetësuesit për kontestin me emrin, Matthew Nimetz, siç akuzuan socialdemokratët.

Edhe prokurori publik i Shkupit, Marko Zvërlevski, me shënimin urgjent sot i lajmëroi Cërvenkovski dhe agjencinë MIA që t’ia dorëzojnë dokumentet, për t’i mundësuar prokurorisë që të bëjë hetim dhe të vërtetojë nëse ato janë secret shtetëror, apo vetëm dokumente të thjeshta të cilat përpara janë publikuar dhe analizuar.

Prokuroria do të kontrollojë nëse vula e dokumenteve është me shënimin “sekret shtetëror” apo “shumë i besueshëm”, që të dijë se a duhet thirrur dikë në përgjegjësi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button