Harxhohen formularët për patent shoferi biometrik
![Në vend se pas 15 ditëve, qytetarët presim me muaj për të marrë patnet shoferi të ri për shkak se janë harxhuar formularët](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/03C2A039ACF0F012A43D9128F82CB4D1.jpg?fit=328%2C184&ssl=1)
Në vend se pas 15 ditëve, qytetarët presim me muaj për të marrë patnet shoferi të ri për shkak se janë harxhuar formularët, lajmëroi Kanal 5.
MPB-ja pranoi se përballet me mungesë të kartela të plastifikuara për patent shoferi, duke sqaruar se kjo ka të bëjë me turmën e madhe gjatë muajve të fundit për patent shoferi biometrik.
Kontigjenti i ardhshëm më i madh i formularëve për patent shoferi duhet të mbërrijë më së voni deri ne fillim të vjeshtës, por për shkak të situatës së sapokrijuar MPB kërkoi që t’i porosi më të vogël e formularëve e cila pritet të mbërrijë në gjysmën e dytë të qershorit. Policia qetëson situatën se në ndërkohë nuk do të gjobit dhe thekson se pritet që situatë së shpejti të normalizohet.
Më 1 tetor skadon afati i zëvendësimit të patent shoferëve të vjetër me të ri./portalb/