Harxhohen formularët për patent shoferi biometrik

Në vend se pas 15 ditëve, qytetarët presim me muaj për të marrë patnet shoferi të ri për shkak se janë harxhuar formularët, lajmëroi Kanal 5.

MPB-ja pranoi se përballet me mungesë të kartela të plastifikuara për patent shoferi, duke sqaruar se kjo ka të bëjë me turmën e madhe gjatë muajve të fundit për patent shoferi biometrik.

Kontigjenti i ardhshëm më i madh i formularëve për patent shoferi duhet të mbërrijë më së voni deri ne fillim të vjeshtës, por për shkak të situatës së sapokrijuar MPB kërkoi që t’i porosi më të vogël e formularëve e cila pritet të mbërrijë në gjysmën e dytë të qershorit. Policia qetëson situatën se në ndërkohë nuk do të gjobit dhe thekson se pritet që situatë së shpejti të normalizohet.

Më 1 tetor skadon afati i zëvendësimit të patent shoferëve të vjetër me të ri./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button