Maqedoni:Na pret një epokë e re,ritet nevoja për mbrojtje të privatësisë

Mbrojtja e privatësisë ka rëndësi të veçantë për përmirësimin e jetës së çdo qytetari por edhe për zhvillimin e sektorit të biznesit. Kështu u shpreh përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Robert Liddell në hapjen e konferencës ndërkombëtare Modernizimi i legjislatives për mbrojte të të dhënave private në Evropë sot në Shkup në organizim të Drejtorisë për mbrojtje të së dhënave private të Maqedonisë (DMDHP) me mbështetje të fondeve të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA fondeve.

Në këtë ngjarje ku morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga Maqedonia dhe vendet e rajonit drejtori i (DMDHP) tha se qasja e tyre ka të bëjë kryesisht me ndërtimin e marrëdhënieve të partneritetit me kontrollorët, pa marrë parasysh a janë të sektorit publik apo privat.

Përmes video-porosisë në konferencë foli dhe Giovanni Buttarelli, ndihmës i mbikëqyrësit të Organit Evropian për mbrojtje të të dhënave personale.

“Na pret një epokë e re dhe më ndryshe nga ajo që jemi mësuar deri më tani. Zhvillimi teknologjik dhe shoqëror na detyron të adaptojmë kornizat ligjore, gjë për të cilën punojmë dhe ne në Evropë” tha Buttarelli.

Sipas tij, përvojat evropiane tregojnë se “nuk ka nevojë të krijohet korniza e re për mbrojtjen e të dhënave personale, por nevojitet zbatimi i vazhdueshëm”, me çka shtetet do të duhet të sigurojnë mbështetje më të madhe dhe resurse për institucionet përgjegjëse për mbrojtjen, të cilat  “duhet doemos të jenë të lirë nga çfarëdolloj ndikimi i drejtpërdrejt ose tërthorazi gjatë kryerjes së detyrave të tyre” tha Buttarelli.

Gjatë sesionit foli dhe Katarzyna Cuadrat-Grzybowska nga Mbikëqyrësi evropian për mbrojtjen e të dhënave personale nga Brukseli e cila theksoi se parimi i llogaridhënies ka të bëjë me çdo inspektor i të dhënave, i cili duhet doemos të përdorë masa përkatëse për mbrojte, kështu që mbrojtja e të dhënave personale duhet të jetë pjesë e dizajnit (data protection by design). 

“Kur ndërtoni sistem të ri, duhet të mendoni për mbrojtjen e intimitetit dhe të të dhënave personale që nga fillimi. Shtimi i këtij aspekti në sisteme të përfunduara është shumë i shtrenjtë” tha Cuadrat-Grzybowska.

Konferenca vazhdon dhe nesër. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button