Kumanovë: VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në

Ndonëse nuk ka kurrfarë fushatë parazgjedhore, në qytetin e Kumanovës kanë filluar akuzat e ndërsjella të partive politike të bllokut maqedonas.  

Në një konference të sotme për gazetarë,  komiteti komunal i VMRO-DPMNE ka akuzuar kryetarin e Kumanovës,  Zoran Damjanovski dhe kreun e ngushtë të udhëheqjes së LSDM-së në këtë qytet për keqpërdorim dhe përvetësim të pronës komunale si dhe për punësime të anëtarëve të familjeve më të ngushta të udhëheqjes partiake të LSDM. 

VMRO –DPMNE sot pyeti se si është e mundur kryetarja e LSDM, Zaharieva të përvetësojë veturën komunale “ Shkoda Fabia” për vetëm 800 euro. Pastaj si është e mundur që anëtari i familjes së ngushtë të kryetares së LSDM , të merr me qira lokalin afarist komunal mjaft atraktiv në qendër të qytetit dhe të njëjtin t’ia jep me qira personit të tretë” u tha ndër të tjera në konferencën e sotme për gazetarë të VMRO-DPMNE në Kumanovë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button