Kuçi: Nikoliç mos të mendojë si totalitar

Pas deklaratës së presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se ai nuk do të takohej kurrë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

“Qasja e takimeve të mundshme ndërmjet liderëve nuk do të jetë individuale, por është qasje institucionale”, ka theksuar Kuçi për “Tribuna Shqiptare”.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Nikoliç si president i Serbisë duhet të heqë dorë nga mentaliteti totalitar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button