Banorët e Manastirit protestojnë kundër ndërtimit të garazhës me kate

Në një protestë në Manastir morën pjesë qindra qytetarë të cilët protestuan kundër ndërtimit të një garazhe me kate e cila është paraparë të ndërtohet në hapësirën e oborreve të tyre.

Banorët e rrugëve “Boris Kidriç”, “Ruzveltova” dhe “Josif Hristovski” dje pasdite u ngritën në protesta dhe arsyeja për këtë ishte një letër anonime e cila u kishte ardhur në shtëpi dhe në të cilën  thuhej se ndërtimi i garazhit do të fillonte së shpejti. Të revoltuar ata thonë se do ta parandalojnë ndërtimin, pasi që, siç thuan, zhurma do ta shkatërrojë statikën e ndërtesave dhe më shumë se një mijë banorëve do t’ju prishet cilësia e jetesës.

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Talevski  thotë se për momentin, prioritare është ndërtimi i një garazhe nën tokë në sheshin e qytetit, ndërsa në lidhje me protestën, thotë se e njëjta ka qenë politikisht e motivuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button