Duraku i shpalosi euroambasadorit Orav hallet e Likovës

Në komunën e Likovës sot qëndroi euroambasadori Aivo Orav, ku shpalosi proektin “ Evropa nga afër” .

Orav bashkë me delegacionin e tij në Likovë mbërriti me autobus të BE-së. Gjatë takimit me kreun e komunës së Likovës , Sadulla Duraku u njohtua për zhvillimin e kësaj komune rurale, si dhe për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet komuna e Likovës.

Nga ana tjetër Orav ka folur për perspektivat e Likovës  dhe të Maqedonisë në përgjithësi për anëtarësim në BE. 

“E njohtova ambasadorin për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet komuna e Likovës por edhe për mundësitë zhvillimore. Gjithashtu e njohtova amasadorin edhe për ndërtimin e rrugës dhe hapjen e vendkalimit kufitar me Kosovën në Bellanoc, për të cilin qëllim gjatë krizës me azilkërkues , BE pati ndarë 1.2 milion evro për hapjen e këtij vendkalimi kufitar , mirëpo si duket Maqedonia siduke nuk është e interesuar shumë për këtë. Madje sa i përket rrugëve janë tërhequr edhe mjete të parapara buxhetore për ndërtimin e rrugëve” tha ndër të tjera kryetari i Likovës Sadulla Duraku. 

“Ndjej kënaqësi që sot gjendem në Komunën e Likovës, ku u takuam me kreun e saj dhe biseduam për të gjitha proceset në këtë komunë. Nga kryetari u njohtova për të gjitha vështirësitë me të cilat përballet komuna. Këtu jam edhe për tu takuar me qytetar me proektin “ Evropa nga afër” ku në kontakt të drejtpërdrejt do tu përgjigjemi pytjeve të tyre” nënvizoi ambasadori Aivo Orav. 

 Më pas nxënësit e Likovës kishin përgatiut një befasi për auroambasadorin Orav duke ia shpalosur një hartë të BE të përgatitur nga ai , kurse gjatë takimit me qytetar u pyet për shumë çështje lidhur me funksionimin e BE dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button