Ja çfarë shkruan “Washington Post” për dorëheqjen e Saimir Tahirit

Dorëheqja e papritur Saimir Tahirit, ka shkaktuar një jehonë në politikën shqiptare, por ka është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

“The Washington Post” i ka kushtuar një shkrim dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, transmeton Tema.

Shkrimi nga Washington Post

Ish- ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen si ligjvënës për të lejuar Prokurorinë të hetojnë dyshimet për përfshirjen e tij në një rrjet trafiku të drogës.

Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos pengojë rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Tahiri, i cili shërbeu si ministër i brendshëm nën qeverinë e majtë socialiste nga 2013 në 2017, akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim e kanabisit. Tahiri ka mohuar me forcë çdo lidhje me grupin.

Parlamenti vitin e kaluar i ka hequr imunitetin e Tahirit në mënyrë që prokurorët të mund të hetojnë dhe për ti hapur rrugë kontrollit të banesës së tij

Shqipëria pret që Këshilli Evropian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button